Challandes: Luajmë për fitore ndaj Greqisë

06 shtator 2020 | 11:36

Trajneri Bernard Challandes vuri në pah se Greqia është favorite për ta mbyllur në vendin e parë në Grupin C, por ishte këmbëngulës se nuk e ndryshon filozofinë e lojës së tij, prandaj edhe në këtë ndeshje do të luajë për fitore.

“Sa i përket kësaj lige kjo mund të jetë njëra prej ndeshjeve më të rëndësishme. Padyshim që Greqia është favorite, por ne do të mundohemi të fitojmë ndaj tyre. Mund të ketë ndryshim të sistemit, por duhet ta kemi parasysh që kemi një kundërshtar që nuk na lejon të luajmë ashtu si dëshirojmë ne. A do të luajmë për fitore apo për barazim? Filozofia ime e punës nuk ma lejon ta përgatis ndeshjen për barazim. Sigurisht që nuk do të jetë lehtë, por ne do të kërkojmë të zhvillojmë lojën tonë dhe të fitojmë”, ka deklaruar Challandes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lionel Messi tashmë ka vendosur të qëndrojë tek Barcelona, pasi…