Hoti: Profesionistët shëndetësorë pagën e shtatorit do ta marrin me shtesë

17 shtator 2020 | 12:34

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë me dije se profesionistët shëndetësorë pagën e muajit shtator do ta marrin me shtesë deri në përfundim të pandemisë.

Në seancën e parë të sesionit vjeshtor të Kuvendit, Hoti ka thënë se menaxhimi i pandemisë në Kosovës është bërë me protokollet që i kanë zbatuar vendet evropiane.

“Sa i përket pagave për profesionistët shëndetësor, i kemi bërë përgatitjet, pagën e shtatorit e marrin me shtesë. Do ta marrin tërë kohën sa është pandemia. Tash te menaxhimi i pandemisë mund të jepni plot kritika por kjo është bërë me praktikat dhe protokollet që i kanë zbatuar vendet evropiane”, ka deklaruar Hoti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar të enjten se në bashkëpunimin…