Vata: Akuzat kundër UÇK-së janë të sponsorizuar nga Serbia

24 shtator 2020 | 16:46

Avokati Labinot Vata beson se akuzat e Gjykatës Speciale për ish-pjesëtarët e UÇK-së janë të sponsorizuara nga Serbia.

Në profilin e tij në “Facebook”, Vata ka shkruar se Serbia nuk është pajtuar asnjëherë me humbjen e Kosovës dhe për këtë arsyeje po vazhdon t`i ndjek ish-ushtarët e UÇK-së.

Sipas avokatit, djemtë e UÇK-së që po dyshohen nga Gjykata Speciale janë heronj   të Kosovës.

 

Postimi i plotë i avokatit Vata:

Shikuar realisht, Gjykata Speciale, ka qenë presion ndërkombëtar dhe vështirë për tu shmangur.

Shikuar edhe më realisht, çdo aktakuzë që do të ngritet, është e sponsorizuar nga Serbia (e ndihmuar nga miqtë e tyre “shqiptar”)

Shikuar shumë realisht, Serbia ende nuk është ngushëlluar me humbjen (largimin) e Kosovës (nga Kosova), dhe se djemtë e UÇK-së, që u kryengriten, do i ndjekë edhe pas vdekjes së tyre.

Shikuar logjikisht, Gjykata Speciale, po i identifikon djemtë heronj, që kanë mbetur gjallë, e ne (shumë nga ne) i kemi harruar, e nuk po i nderojmë.

Serbia, nëpërmjet Gjykatës Speciale, nëpërmjet aktakuzave që po i ngritë, po na bënë me dije, se kush janë heronjtë që u kryengriten për lirinë tonë dhe largimin e Serbisë nga Kosova.

Por, kjo sakrificë, e këtyre heronjve, është shumë më e lehtë për këta, kur kjo bëhet në lirinë e të gjithë neve, duke qenë të gjithë ne të lirë.

Mbyllja e tyre (e përkohshme) urojmë të jetë çmimi i fundit për lirinë tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kejvina Kthella është një ndër modelet më të komentuara shqiptare.…