ATK-ja dhe Shoqata e Gastronomëve diskutojnë për riprogramimin e borxheve tatimore
29 shtator 2020
| 15:39
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, me të cilët ka diskutuar rreth situatës së krijuar në sektorin e ekonomisë në vendin tonë, si dhe në veçanti vështirësitë me të cilat gastronomia është duke u ballafaquar.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mundësit në aspektin tatimor për industrinë e gastronomisë, konkretisht në riprogramimin e borxheve tatimore, fiskalizimin e tërësishëm të këtij sektori, si dhe bashkëpunim në luftimin e ekonomisë joformale, e cila sigurisht ndikon në uljen e konkurrencës së pa barabartë në treg.
(A.M / Epoka e re)