Pas mbledhjes se dy qeverive, Meta: Kjo Shqipëri nuk e ndihmon Kosovën

02 tetor 2020 | 16:13

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, pas mbledhjes se dy qeverive në Tiranë, ka  thënë se qeveria e Edi Ramës nuk e ndihmon Kosovën.

Sipas Metës, vetëm një Shqipëri me kredenciale demokratike dhe që plotëson kushtet e çeljes së negociatave i ndihmon Kosovës.

“Diskreditimi ndërkombëtar i Shqipërisë është shërbim për defaktorizimin e shtetit të Kosovës dhe faktorit shqiptar në rajon, i cili ka qenë kudo faktor stabiliteti e europianizimi. Vetëm një Shqipëri me kredenciale demokratike dhe që plotëson kushtet e çeljes së negociatave e ndihmon edhe shtetin e Kosovës dhe faktorin shqiptar në rajon”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”, duke e shpërdarë edhe një status të ish-presidentit Bujar Nishani.

6 (gjashtë) mbledhje të përbashkëta midis qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. A mund të thotë dikush 1(një) qoftë edhe…

Publiée par Bujar Nishani sur Vendredi 2 octobre 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për bisedën që ka pasur të premten me presidentin e…