Rama e quan “shaka” deklaratën e Vulinit për marrëveshjet Kosovë-Shqipëri

03 tetor 2020 | 16:43

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin, ka reaguar ashpër ndaj marrëveshjes së arritur të premten mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku thuhet se Porti i Durrësit do t’i takojë Kosovës.

“Si gjithmonë, Bashkimi Evropian nuk do të deklarohet as për këtë gjë. Kjo është përsëritje e një gënjeshtre të ‘Shqipërisë së Madhe’, kinse vjen në formë të natyrshme, ndërsa bashkimi i serbëve në një shtet është kërcënim për paqen”, thuhet në deklaratën e ministrit Vulin, të publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë.

Vulin ka shtuar se vetëm serbët e bashkuar mund ta ndalojnë formimin e “Shqipërisë së Madhe”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar përmes një postimi në “Twitter”, duke iu drejtuar presidentit serb Aleksandar Vuciq me fjalët “shpresoj se kjo është një shaka dhe se kjo mënyrë e të menduarit duhet të dënohet”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një shkrimi…