Pas Hotit, ministri grek takohet me Osmanin
09 tetor 2020
| 11:43
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.
Takimi është zhvilluar brenda hapësirave të Kuvendit të Kosovës.
Para se të takohet me Osmanin, Nikos Dendias është takuar edhe me kryeministrin Avdullah Hoti.



