Lluka u premton fshatrave të Prizrenit investime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit

04 prill 2018 | 16:53

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka bërë me dije se Qeveria së bashku me Komunën e Prizrenit është e gatshme që investojë në mënyrë që fshatrat e kësaj komune të integrohen në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, duke i dhënë zgjidhje këtij problemi me të cilin ballafaqohen banorët e kësaj ane.

Këto komente ministri Lluka i ka bërë të mërkurën gjatë qëndrimit në Komunën e Prizreni, me ç’rast ka zhvilluar takime të ndara me kryetarin e kësaj komune, Mytaher Haskuka, drejtues të KRU ‘Hidroregjioni Jugor’ dhe banorët e fshatit Ljubinjë e Epërme.

Lluka ka thënë se arsyeja e vizitës në Prizren është interesimi i tij që kjo komunë të ketë zhvillim edhe më të madh ekonomik, duke potencuar nevojën e aktivizimit të zonës ekonomike, ndërsa ka shtuar se çështje kyçe ishte zgjidhja e problemit të furnizimit me ujë për fshatrat e Prizrenit dhe instalimi i rrjetit të kanalizimit. “Integrimi i fshatrave të komunës së Prizrenit në sistemin e ujësjellësit është shumë me rëndësi sepse kemi fshatra që nuk kanë ujë të sigurt dhe duhet të integrojmë në këtë aspekt”, ka thënë ai.

Kreu i MZHE-së bëri të ditur se tani kanë një donacion, i cili ka për qëllim integrimin e fshatrave në sistemin e ujësjellësit, por shtoi se ka nevojë për mbështetjen e Ministrisë së Financave dhe deputetëve.

Nga ana e tij, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se me ministrin Lluka diskutuan për shumë çështje për zhvillimin ekonomik në Prizren dhe po ashtu edhe në Kosovë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” është…