Rama ftesë qytetarëve: Aplikoni online, ja si të bëheni deputetë të PS-së

18 tetor 2020 | 09:00

Partia Socialiste teksa përgatitet për zgjedhjet e reja të 25 prillit, ka njoftuar se është  e hapur edhe për prurje të reja nga qytetarë që duan të përfshihen në politikë, raporton “Epoka e re”.

Përmes një video të ndarë në rrjetin social “Facebook”, Rama njofton se të gjithë ata që kanë dëshirën e mirë për të kandiduar për deputet nën siglën e PS-së, mund të aplikojnë në platformën deputetiqeduam.ps.al.

Postimi i plotë i tij:

“MIRËMËNGJES

dhe me këtë ftesë për këdo që ka ambicien e kurajon për ta provuar veten në të përpjetën e politikës, me mua dhe Partinë Socialiste, ju uroj të dielë të mbarë https//deputetiqeduam.ps.al”, ka njoftuar kryeministri Rama.

https://www.facebook.com/138734771522/posts/10158244054446523/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se…