Në Spitalin e Pejës po trajtohen 23 pacientë me Covid-19, shtatë prej tyre me gjendje të rëndë
19 tetor 2020
| 11:25
Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 23 pacientë me Covid-19, prej të cilëv shtatë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, raporton “Epoka e re”.
“Aktualisht po trajtohen 23 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 17 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 7 pacientë është në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.