Takohen Thaçi e Daka, flasin për zgjedhjet për kryetar të Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut

19 tetor 2020 | 13:23

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka takuar kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën.

Presidenti Thaçi dhe kryetarja Daka kanë biseduar për mundësitë e organizimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Podujevës dhe në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

“Në mbështetje të nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, nenit 4 të Ligjit nr. 03/L-072 për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, si dhe duke marrë parasysh kërkesën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Presidenti i Republikës së Kosovës kishte shtyrë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe në Komunën e Mitrovicës së Veriut, me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë Covid-19”, është bërë me dije në njoftimin e Presidencës.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministrja e…