Meta e Limaj pajtohen se duhet të ndryshohet taksa e Rrugës së Kombit

04 prill 2018 | 20:20

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur në një takim zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj.

Temë diskutimi mes tyre ka qenë edhe Rruga e Kombit.

“Mirëmbajtja dhe rritja e standardeve të lëvizjes dhe sigurisë është shumë e rëndësishme, por çdo vendim në këtë drejtim duhet të jetë i mirëstudiuar dhe i konsultuar, në mënyrë që ky korridor kombëtar jetik të gjenerojë edhe më shumë zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët tanë”, është thënë në këtë takim.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Zvicra planifikon që së shpejti të fillojë dëbimin e një…