3 milionë paund për dasmë, zbulohet resorti luksoz ku do të martohet djali i David Beckham

23 tetor 2020 | 11:30

Brooklyn Beckham, djali i legjendës së futbollit, David Beckahm dhe e dashura e tij, Nicola Peltz, janë fejuar vetëm pak javë më parë. Dhe shumë shpejt po dalin detaje rreth ceremonisë së tyre të martesës që do mbahet vitin e ardhshëm.

Sipas “The Sun”, ai dëshiron që të martohet me aktoren 25-vjeçare në një vendpushim mahnitës në Itali. Raportohet se në resorti luksoz ku Bruklin do që të kurorëzojë dashurinë e tij në martesë, një ceremoni mund të kushtojë deri në 3 milionë paund.

“Borgo Egnazia” është resorti ku janë martuar edhe Justin Timberlake dhe Jessica Biel në vitin 2012.

Mediet shkruajnë se 21-vjeçari dhe aktorja u konsultuan me Victoria Beckham për përzgjedhjen e vendit se ku do zhvillonin ceremoninë martesore.

Brooklyn Beckham ka njoftuar fejesën me trashëgimtaren miliardere fundjavën e kaluar. Ai tha se kishte gjetur shpirtin e tij binjak, edhe pse kishin vetëm 9 muaj të lidhur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duda Balje është deputetja më e komentuar dhe më e…