Haradinaj tregon së çka biseduan partnerët e koalicionit qeverisës
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka treguar se liderët e koalicionit qeverisë kanë biseduar për rimëkëmbjen ekonomike, Gjykatën Speciale dhe temat tjera që e presin vendin, raporton “Epoka e re”.
Pas takimit me liderin e LDK-së Isa Mustafa, dhe kreun Nismës, Fatmir Limaj, lideri i AAK-së ka thënë se duhet mobilizim për një seancë të jashtëzakonshme të kuvendit për miratimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.
“Takimi ka të bëjë më rëndësinë që me u mobilizu në një seancë të jashtëzakonshme për ligjin për rimëkëmbje rkonomike. Ajo që e kemi preokupim është Ligji për rimëkëmbje ekonomike”, ka thënë ai.
Ai ka folur për aktakuzat e Gjykatës Speciales. “Kosova çdo herë ka qenë me drejtësinë, besojmë në drejtësinë edhe drejtësia e ka vërtetuar luftën e drejtë të UÇK-së në të gjitha situatat. S’po themi që do të ketë konfirmim. Kosova duhet të vazhdojë fuqishmisht ti ndihmojë qytetarët e Kosovës që munden me qenë të akuzum, jo kundër drejtësisë po për drejtësinë”, ka deklaruar Haradinaj.



