Prishtina, e para me numrin e të infektuarve me Covid

27 tetor 2020 | 15:11

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 197 raste të reja me Covid-19.

Brenda 24 orëve janë raportuar edhe tri raste të vdekjes.

Komuna e Prishtinës vazhdon të jetë e para në listë sa i përket numrit të infektuarve me Covid.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 92 raste, komuna Fushë Kosovë 17 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 14 raste, komuna Pejë 14 raste, komuna Ferizaj 13 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna e Lipjan 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Shtime dhe Viti”, ka njoftuar IKShPK-ja.

Numri total i rasteve pozitive është 18.345 raste nga 89.108 persona të dyshimtë me këtë virus dhe 669 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 48 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.198 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.478.

(Faton Dërmaku / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetë lojtarë kanë munguar të martën në stërvitjen e Lazios,…