Tusquets emërohet president i Barcelonës

28 tetor 2020 | 15:54

Pas dorëheqjes së Josep Maria Bartomeu, Barcelona të mërkurën emëroi pasardhësin e tij deri në zgjedhjet e reja presidenciale.

Presidenti i përkohshëm i gjigantit katalanas do të jetë Carles Tusquets. Tusquets do të kryesojë Barcelonën në muajt e ardhshëm, derisa të zhvillohen zgjedhjet për një president dhe udhëheqje të re. Tusquets është një bankier i shquar në Barcelonë dhe zotëron 56 kompani të tjera. Është spekuluar se ai do të jetë një kandidat i mundshëm për presidencën, por deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar.

Ai është i njohur për faktin se shpesh është kundër Bartomeu për shkak të kontratave të larta buxhetore të lojtarëve. Anëtarët tjera në udhëheqje do të jenë: Joan Ramon Ramos (nënkryetar), Joan Lluís Garcia (arkëtar), Josep Maria (sekretar), Miquel Llado (anëtar).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Buxhet dhe Transfere nuk ka përkrahur Raportin me…