Balaj kërkoi me urgjencë zhbllokimin e llogarisë bankare të Telekomit

28 tetor 2020 | 16:20

Kryetari i FSP-PTK Lamih Balaj, ka zhvilluar takim online me kryeministrin e Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, si dhe ministrit të Ekonomisë dhe Zhvillimit Ekonomik Blerim Kuçi.

“Balaj, ju paraqiti gjendjen alarmante që është krijuar pas bllokimit të llogarive bankare dhe rrezikun e operimeve ditore. Gjithashtu, kërkoi me urgjencë zhbllokimin e llogarive bankare dhe marrjen përsipër të përgjegjësive si Qeveri në gjetjen e një zgjidhje afatgjatë të këtij kontesti si dhe hapjen e rrugës së zhvillimit të përgjithshëm të Telekomit”, është thënë në komunikatën e FSP- PTK.

Sipas kësaj komunikate, Hoti dhe Kuçi, u zotuan për një zgjidhje të shpejtë të këtij kontesti, me hapa të qëndrueshëm që ky fenomen të mos përsëritet prapë. “Njëkohësisht premtuan edhe një strategji të qëndrueshme afatgjatë për zhvillimin e Telekomit të Kosovës Sh.A. FSP-PTK kërkon nga zhvatësi 10 vjeçar, pronarit të ish- Z- Mobile dhe përmbaruesit Mulhaxha që sa më parë t’ja kthejë llogaritë dhe mjetet e bllokuara Telekomit, në të kundërtën do të ballafaqoheni me 2300 punëtorë, të cilëve për çdo ditë me veprimet e juaja po i rrezikoni gjendjen ekonomike të tyre dhe operimin e kompanisë. FSP-PTK kërkon nga anëtaret dhe punëtoret e Telekomit të Kosovës, të mos ndikoheni nga individëve brenda Telekomit të cilët thirren në emër të punëtoreve për interesat e veta personale”, është thënë tutje në komunikatë.

FSP-PTK në vazhdimësi do t’ju mbajë të informuar dhe nuk lejon në asnjë momente të rrezikohen mirëqenia e punëtoreve dhe kompanisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa, është deklaruar i pafajshëm për…