“Dardafon”-i lë pa pagë mbi 2 300 punëtorë të “Telekom”-it

30 tetor 2020 | 17:09

“Telekomi” i Kosovës, në një komunikatë për media, ka njoftuar se, edhe pse Qeveria e Kosovës ka pasur komunikim me zyrtarët e “Dardafon”-it, ata nuk kanë arritur marrëveshje.

“Dardafon”-i për herë të dytë brenda gjashtë muajve ka zbrazur llogarinë e “Telekom”-it të Kosovës. Gjatë kësaj periudhe Qeveria e Kosovës ka zhvilluar takime për ta bindur “Dardafon”-in që të nënshkruajë marrëveshje për të cilën tashmë ishin marrë vesh në prani të kryeministrit dhe të ministrit të Ekonomisë dhe të Ambientit. Marrëveshja ishte që pagesa të bëhet në afat prej 24 muajsh por, si duket, në fund nuk arriti ta bindë “Dardafon”-in për nënshkrim të marrëveshjes, i cili fillimisht ka bllokuar llogaritë, ndërsa sot i ka zbrazur.

Me zbrazjen e sotme të llogarisë së “Telekom”-it, “Dardafon”-i fillimisht ka lënë pa pagë 2 300 punëtorë të “Telekom”-it dhe më shumë se 1 000 të Postës së Kosovës. “Telekomi” në këtë rast ka qenë i pafuqishëm që të marrë çfarëdo vendimi që do ta parandalonte një gjë të tillë. “Me këtë veprim janë rrezikuar në tërësi të gjitha shërbimet tona, duke përfshirë edhe shërbimet e institucioneve të sigurisë së vendit. Pra, përveç të tjerash, me këtë veprim është rrezikuar siguria kombëtare. Kërkojmë urgjentisht nga qeveria që të reagojë dhe ta zgjidhë këtë çështje, thuhet në komunikatën e lëshuar për media nga ‘Telekom’-i”, është bërë me dije në komunikatën e “Telekom”-it dërguar mediave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alfa Romeo është e kënaqur me pilotët e vet dhe…