Ambasadori Dedaj: Kosova është përkrah popullit austriak
03 nëntor 2020
| 14:24
Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ka shprehur dhimbje për sulmin e mbrëmshëm në Vjen të Austrisë.
“Kisha nderin për të biseduar me ambasadorin e Austrisë në Shkup Georg Woutsas, për të shprehur dhimbjen, keqardhjen dhe solidaritetin e Kosovës me popullin austriak dhe Austrinë mike, pas sulmeve të çmendura terroriste në Vjen, ku mbeten të vrarë dhe shumë të plagosur”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.



