Brahimaj: Besoj plotësisht në pafajësinë tuaj baca Jakup e Rexhë

04 nëntor 2020 | 21:45

Bashkëluftëtari i Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, i cili ishte gjeneral i UÇK, Lahi Brahimaj, ka reaguar lidhur me arrestimin e Krasniqit dhe konfirmimin e aktakuzës ndaj Rexhep Selimit.

Gjenerali Brahimaj ka thënë se Lufta e UÇK-së ishte e shenjtë dhe e tillë do të mbetet gjithmonë.

“I bindur se lufta jonë ishte e drejtë dhe e pastër besoj plotësisht në pafajësinë tuaj baca e Rexhë. Lufta e UÇK-së ishte e shenjtë dhe e tillë do të mbetet gjithmonë, madhështinë e saj nuk e njollosin përndjekjet kinse në emër të drejtësisë e as përbaltjet e individëve dashakëqinjë të kombit”, ka shkruar Brahimaj në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj me bashkëpunëtorë ka vizituar…