Ambasadori norvegjez i ofron mbështetje Vjosa Osmanit
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, z. Jens Erik Grondahl.
Me këtë rast, Grondahl, në emër të shtetit që përfaqëson, i ka ofruar mbështetjen Osmanit në detyrën e re dhe ka konfirmuar gatishmërinë e vendit të tij për të qëndruar pranë Kosovës në adresimin e sfidave me të cilat po ballafaqohet vendi.
Ndërsa Osmani ka vlerësuar lartë angazhimin e Norvegjisë në Kosovë e sidomos mbështetjen e ofruar në fushën e ekonomisë gjatë pandemisë.
Në takim, fokus i veçantë është vënë në sfidat që kanë lindur si pasojë e pandemisë si dhe te nevoja për mobilizim të plotë për mbështetje të masave për rimëkëmbjen ekonomike.
Në takim është diskutuar e dhe për zhvillimet e fundit politike në vend.



