Ndërron jetë ish-luftëtari i UÇK-së, i shërbeu edhe FSK-së
16 nëntor 2020
| 08:47
Pas një sëmundje të rëndë, ka vdekur ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bajram Popaj, nga fshati Fortesë i Rahovecit.
Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili në një shkrim publikuar në “Facebook”, ka thënë se Popaj e kreu me nder misionin e çlirimit të atdheut.
Pas përfundimit të luftës, Popaj vazhdoi të jetë fillimisht si komandant brigade në TMK e më pas edhe në FSK.
Ndryshe, dy ditë më parë, në Qendrën për Transfuzion të Gjakut, pjesëtarët e FSK-së dhuruan gjak për t’i dalë në ndihmë ish-ushtarit, Popajt.



