Zemaj për ftesën e LV-së në Podujevë: E pamoralshme dhe jo etike, u rrezikua shëndeti publik
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se festa e mbrëmshme e Lëvizjes Vetëvendosje pas fitores në Podujevë, ka qenë sfiduese për policinë dhe inspektorin sanitar.
Ai ka thënë se thirrjet për festë dhe grumbullim të qytetarëve i ka quajtur të pamoralshme dhe jo etike.
“Ju e dini që dje edhe me inspektoratin kam vizituar qendra të votimit në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut. Atje pa pasur respektim të masave anti-Covid… edhe në orët e pasdites kemi bërë thirrje që masat të respektohen, nuk është vetëm fitorja është edhe shëndeti në pyetje”, ka thënë Zemaj.
Sipas të parit të Shëndetësisë në vend me këtë rast është rrezikuar shëndeti publik.
“Ato pamje kanë qenë sfidues për policinë edhe për inspektoratin. Ato ishin të pamoralshme dhe jo etike dje se kjo ishte rrezik për shëndetin publik”, ka thënë Zemaj.