Pioli e mposhti Covidin
02 dhjetor 2020
| 13:19
AC Milan po kalon një moment fantastik teksa udhëheqin të vetëm Serie A, plus pikë nga Interi. Kuqezinjtë në këtë periudhë janë drejtuar nga Daniele Bonera në një kohë kur si trajneri Pioli ashtu dhe ndihmësi i tij, Giacomo Murelli, ishin të prekur nga Covid-19.
Më në fund, trajneri Pioli dhe ndihmësi i tij mund të zbresin në stërvitje pasi të dy kanë rezultuar negativ në testin e fundit që iu nënshtruan të martën.
Pioli rikthehet menjëherë të drejtoj seancat stërvitore pa ndihmën e dronit ndërsa të enjten do të jetë në bankinë gjatë ndeshjes Milan-Celtic.