Gecaj: Vjosa Osmani e Haxhi Avdyli janë të pabesë
02 dhjetor 2020
| 22:47
Shefi i kabinetit të MPB-së, Bajram Gecaj, i ka quajtur të pabesë anëtarët e LDK-së, Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli.
“Institucioni ynë kombëtar i BESËS SHQIPËTARE është ndërtuar mu për shkak të pabesëve si Vjosa Osmani e Haxhi Avdyli!”, ka shkruar ai në rrjetin social “Facebook”.
Osmani është përjashtuar nga të gjitha pozitat brenda partisë. Ajo ishte kandidate e LDK-së për kryeministre por gjërat ndryshuan kur ajo nuk përkrahu mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Ndërkohë Avdyli i ka dalë në krah asaj derisa së fundi e ka quajtur komunist kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.



