Donjet Bislimi pranon letër falendërimi nga USAID-i amerikan (Dokument)
05 dhjetor 2020
| 19:35
Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, ka pranuar një letër falendërimi nga Brock D. Bierman për kontributin e dhënë në themelimin, rritjen dhe avancimin e Rrjetit Rinor Europian për Demokraci (EDYN) projekt drejtpërdrejt i USAID-it amerikan.
“Jam i lumtur dhe shume krenar që sot pranova këtë letër falenderimi për kontributin tim në themelimin, rritjen dhe avancimin e Rrjetit Rinor Europian për Demokraci (EDYN) projekt drejtpërdrejt i USAID-it amerikan”.
“Me NDI, IRI dhe Drejtorin e USAID-it për Europë dhe Euroazi kishim eksperiencën më të mirë dhe bashkë me kolegët e EDYN-it arritëm rezultate të mahnitshme”, ka shkruar Donjet Bislimi në llogarinë e vet në “Facebook”.