Vdes një i burgosur në spitalin e Pejës

06 dhjetor 2020 | 08:46

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në spitalin rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri M.H, viti i lindjes 1935.

I burgosuri, nga data 02.12.2020 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është hospitalizuar në spitalin rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë.

“M.H nga fillimi i mbajtjes së dënimit ka pasur probleme shëndetësore në zemër, diabet dhe sëmundje me komplikime të tjera. Si pasojë e sëmundjeve dhe moshës, i njëjti tërë kohën ka qenë i vendosur në Stacionarin e Qendrës Korrektuese Dubravë dhe është trajtuar nga mjekët në këtë institucion, në spitalin Pejës dhe në SHSKUK. I njëjti ishte i dënuar me dhjetë vite burgim për Veprën Penale; Keqpërdorim seksual nën moshën 16-vjeçare. Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Avokatëve të Kosovës ka humbur anëtarin e saj,…