Kurtishaj takohet me Mazrekun, kërkon lehtësime për sigurim të autobusëve

16 dhjetor 2020 | 15:40

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugore dhe Turizmit, Ruzhdi Kurtishaj është takuar  me u.d drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve Sami Mazreku.

Përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, ai ka njoftuar se me të ka diskutuar për çështjen e pagesave me rastin e sigurimit të polisave të sigurimit të autobusëve, përcjell Bota sot.

Kurtishaj ka thënë se kërkuan urgjentisht që kjo çështje të diskutohet nga ana e kompanive të sigurimit që i ngarkon bizneset me rastin e regjistrimit të automjeteve e në këtë rast për operatorët ekonomik të autobusëve.

Postimi i tij i plotë në “Facebook”:

Sot në takim me drejtorin e Byrosë Kosovare të Sigurimeve z. Sami Mazreku bashkë me stafin e tij diskutuam çështjen e pagesave me rastin e sigurimit të polisave të sigurimit të autobusëve. Kërkuam që urgjentisht kjo çështje të diskutohet nga ana e kompanive të sigurimit që i ngarkon bizneset me rastin e regjistrimit të automjeteve e në këtë rast për operatorët ekonomik të autobusëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka qëndruar sot për vizitë…