Gjermania, 698 të vdekur nga Covid-19 për 24 orë

17 dhjetor 2020 | 08:13

Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 26 923 raste të reja të koronavirusit.

Në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i rasteve të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 1 406 161.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 698 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 24 125.

Qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një stuhi dëbore po zbret në disa në pjesë të…