Homologu slloven e nderon Veselin në darkën e kryeparlamentarëve

13 prill 2018 | 21:59

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Milan Brglez, ka pritur të premten në mbrëmje në Lublanë kryetarët e Parlamenteve të shteteve të Evropës Juglindore, ndërsa shteti slloven e ka nderuar kryeparlamentarin e Kosovës, Kadri Veseli duke e ulur atë në qendër të takimit, pranë homologut të tij slloven.

Veseli ka bërë të ditur nëpërmjet një statusi në profilin e vet në “Facebook” se gjatë qëndrimit në Slloveni do të marr pjesë në sesionin e pestë të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP PA).

“Bashkë me homologë dhe deputetë të shteteve të Evropës Juglindore, u takuam sonte në Lublanë, ndërsa nesër do të mbajmë sesionin e pestë të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP PA). Gjatë punimeve të SEECP  do të paraqes të arriturat e Kosovës dhe progresin e shënuar nga legjislativi në rrugën drejt integrimeve evropiane. Kosova do të kryesojë SEECP në periudhën 2019/2020”, ka shkruar Veseli.

Ndryshe, pjesë e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në SEECP janë edhe deputetë të partive politike parlamentare nga pozita dhe opozita.

Lajme të sponsorizuara

23 janar11:33

SBAShK-u kundërshton ligjëratën e Gjykatës Speciale në ‘Xhevdet Doda’: Institucionet arsimore nuk janë hapësirë për narrativa politike Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka shprehur shqetësim të thellë dhe kundërshtim të fuqishëm ndaj mbajtjes së një ligjërate në Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë, e organizuar nga përfaqësues të Gjykatës Speciale në bashkëpunim me organizatën Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR). SBAShK-u ka vlerësuar se është e papranueshme që institucionet arsimore të shfrytëzohen për promovimin e një narrative të njëanshme, me qëllim që nxënësit të binden se Gjykata Speciale përfaqëson drejtësi. Sipas SBAShK-ut, padrejtësia më e madhe është fakti që, për më shumë se pesë vjet, liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen në paraburgim, ndonëse, sipas sindikatës, ata ishin luftëtarë të lirisë dhe bashkëpunëtorë të NATO-s në përpjekjet për liri, dinjitet dhe të drejtë për arsimim. SBAShK-u ka rikujtuar se gjatë represionit serb në Kosovë, Serbia kishte mbyllur të gjitha shkollat shqipe, përfshirë edhe Gjimnazin “Xhevdet Doda”, ndërsa mësimdhënësit dhe punëtorët e arsimit, të organizuar edhe përmes kësaj sindikate, kishin mbajtur gjallë arsimin shqip me sakrifica të mëdha. “Është paradoksale dhe moralisht e papranueshme që sot, në po ato ambiente shkollore, të promovohet një gjykatë që, sipas nesh, po e gjykon në mënyrë të njëanshme luftën çlirimtare të popullit të Kosovës, duke barazuar viktimën me agresorin”, është thënë në reagimin e SBAShK-ut. SBAShK-u ka reaguar edhe ndaj përfshirjes së organizatës YIHR, duke vlerësuar se përmes këtij aktiviteti është futur një agjendë politike dhe ideologjike në institucionet arsimore, pa respektuar ndjeshmëritë historike, kombëtare dhe arsimore. Në këtë drejtim, SBAShK-u u ka bërë thirrje Ministrisë së Arsimit, Drejtorisë Komunale të Arsimit në Prishtinë dhe menaxhmentit të Gjimnazit “Xhevdet Doda” që të ndërmarrin masa konkrete dhe të mos lejojnë, siç është thënë, shndërrimin e shkollave në hapësira për promovimin e mekanizmave që cenojnë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës çlirimtare. Njëkohësisht, sindikata ka apeluar te të gjithë punëtorët e arsimit në Kosovë që të tregojnë vigjilencë dhe përgjegjësi profesionale e kombëtare, duke mos lejuar organizimin e aktiviteteve të ngjashme në shkolla.

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryetar i…