Lazio fiton derbin ndaj Napolit
20 dhjetor 2020
| 22:56
Lazio rikthehet në rrugën e fitoreve në Seria A duke marrë një fitore të rëndësishme 2-0 kundër Napolit. Në “Olimpico” sfida nisi në mënyrën më të mirë për ekipin e Inzaghit.
Bardhekaltrit shënuan që në minutën e 9-të me Immobilen, i cili shfrytëzon më së miri me kokë një krosim të Marusiq nga krahu i majtë. Në fillimin e pjesës së dytë Luis Alberto shënoi një gol shumë të bukur duke i vënë vulën kësaj ndeshje.
Sa i përket shqiptarëve, Muriqi hyri në fushë në minutën e 67-të, por nuk mundi që të linte gjurmë. Strakosha, Aliaj (portieri i tretë i Lazios), Hysaj dhe Rrahmani e shijuan ndeshjen nga stoli.



