Sulmuesi i gazetarit Syla dërgohet në mbajtje për 48 orë

22 dhjetor 2020 | 21:26

Personi i dyshuar për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka treguar se “Me aktvendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje deri në 48 orë”.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari është lajmëruar vet në polici pasditën e sotme.

“Lidhur me interesimin tuaj, u njoftojmë se në polici është lajmëruar një person i dyshuar. Policia është duke u marrë me kompletim e rastit”, ka thënë për “Insajderin” Krasniqi.

Gazetari Syla u sulmua fizikisht paraditen e së martës në lagjen “Pejton” të Prishtinës. Sulmi është inciziuar nga kalimtarë të rastit. Pamjet shfaqin gazetarin Syla të sulmuar me grushte nga një person.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Llapi ka konfirmuar se ka transferuar 18-vjeçarin Almedin Klinaku nga…