Gjykata e liron Kujtim Gashin nga aktakuza për keqpërdorim të pozitës zyrtare
23 dhjetor 2020
| 11:58
Ish-ministri i Kulturës dhe deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi, është liruar nga akuzat për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, (trupi gjykues në përbërje: Raima Elezi kryetare, Luan Berisha dhe Alija Fazlji anëtarë), ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarit Kujtim Gashi.
Pas shpalljes së aktgjykimit, kryetarja e trupit gjykues ka njoftuar palët se brenda afatit ligjor të gjitha palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.
Kundër këtij aktgjykimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.



