Prishtina dhe Mitrovica me numrin më të madh të rasteve të reja me Covid
24 dhjetor 2020
| 15:05
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se 309 rastet e reja me Covid janë nga Prishtina, Mitrovica, Prizreni, Podujeva, Obliqi, Ferizaj, etj.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 110 raste, Mitrovicë 42 raste, Prizren 25 raste, Obiliq 12 raste, Podujevë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Vushtrri 9 raste, Drenas 8 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Malishevë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Gjilan 7 raste, Istog 7 raste, Kaçanik 7 raste, Lipjan 7 raste, Pejë 6 raste, Skenderaj 6 raste, Suharekë 6 raste, Kamenicë 4 raste, Kllokot 2 raste, Rahovec 2 raste dhe nga një rast komunat Dragash, Shtime dhe Zubin-Potok”, ka njoftuar IKShPK-ja, raporton “Epoka e re”.



