Deputeti i AAK-së kërkon të ndahen nga 100 euro për çdo qytetar
28 dhjetor 2020
| 13:41
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Abrashi, ka thënë se kërkuar që në buxhetin e vitit 2021 të përfshihet edhe ndarja e 100 eurove për të gjithë qytetarët e vendit.
Abrashi ka thënë se mënyra më e lehtë e shpërndarjes së mjeteve është duke u bazuar në numrin e anëtarëve të familjes.
“Kjo do të jetë ndihmë direkte gjithëpërfshirëse bazuar në numrin e anëtarëve të familjes. Kjo mënyrë e shpërndarjes së mjeteve do të jetë e lehtë”, ka theksuar ai.
Shpërndarja sipas tij, do të bëhet përmes Komunave. Abrashi ka thënë se AAK-ja mbështet miratimin e projektbuxhetit.



