Kastrati: Kur nuk po është PDK-ja në pushtet, as rrymë nuk po ka

06 janar 2021 | 14:22

Profesori dhe analisti Ardian Kastrati nga sot i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Kastrati pas aderimit në PDK ka deklaruar se ka aderuar në këtë parti pasi nuk ka mundur të rrijë indiferent karshi situatës që po kalon vendi.

Ai ka treguar se PDK i kishte bërë ftesë edhe para 20 vitesh, kohën kur ishte themeluar, por që atë kohë nuk e kishte pranuar.

Kastrati ka thënë se po i përgjigjet PDK-së disa vite më vonë, por se në fakt ka qenë aty me frymën që ka ndërtuar PDK-ja.

Më tutje, Kastrati ka thënë se kur PDK-ja nuk është në pushtet, nuk po ka as energji elektrike.

“Në 6 vitet e fundit kur PDK nuk e ka timonin dhe nuk qeverisë në Kosovë vërehen destabilizime në fusha të ndryshme. Nuk dua të bëjë politikë, nuk dua të jem retorik, por edhe rrymë ka filluar mos me pas, dhe mos të flasim për aspekte politike ku askush nuk merr përgjegjësinë, por vetëm hedh topin te tjetri”, ka thënë Kastrati, gjatë prezantimit si anëtar i ri i PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Teuta Haxhijaj - E lindur në një familje tipike…