Autolarësi i shkatërron makinën me vlerë 300 mijë euro portierit të njohur

12 janar 2021 | 17:16

Nëse një ditë do të gjendeshit duke drejtuar një Ferrari 812 super të shpejt me vlerë rreth 300,000 euro, a do të rezistonit të mos shkelnit pedalen e gazit? Përgjigja është sigurisht që është jo, teksa një gjë të tillë e ka bërë edhe një punonjës lavazhi, por fundi nuk ka qenë shumë i lumtur.

Bëhet fjalë për Ferrarin e portierit të Genoa-s, Federico Marchetti, që është shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme nga punonjësi, i cili e mori për ta larë, por përfundoi duke u përplasur.

Teksa portieri po stërvitej normalisht, super makina e tij ishte përfshirë në një aksident, duke përplasur plotë 5 makina të parkuara. Policia lokale ka nisur hetimet për ngjarjen, teksa Marchetti duhet të qëndrojë për një periudhë pa “bishën” e tij. /R.Lika-Koha Jone/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ndërrimin e viteve në tregun e gazit në Europën…