Dorëzohet DiCaprio/ Kush është bukuroshja që po e çon në altar “beqarin e përjetshëm” 

14 janar 2021 | 15:41

Leonardo DiCaprio mund të jenë në prag të martesës me të dashurën e vet modele, Camila Morrone.

Nëse lajmi i revistës Cosmopolitan do të rezultojë i vërtetë, ai do të shkaktoje një tërmet në Holliwood, ku aktori i famshëm konsiderohet si “beqari i përjetshëm”.

Në fakt, DiCaprio ka pasur shumë lidhje që dukeshin sikur do të përfundonin në altar, për t’u mbyllur pastaj me ndarje të rrufeshme, siç ishin ato me Gisele Bündchen e Bar Refaeli.

Por burime pranë çiftit thonë se këtë radhë është ndryshe, dhe se ylli i Holliwood mendon se tek e dashura e tij 23-vjeçare me origjinë argjentinase, ka gjetur gjithçka kërkonte te një femër.

Të dy ata frekuentohen prej më shumë se tre vjetësh tashmë dhe thuhet se janë kokë e këmbë të dashuruar me njëri-tjetrin. Duket se bukuroshja brune e ka ulur më në fund DiCaprio-n me këmbë në tokë, por ne megjithatë duhet të presim që ta shohim këtë martesë të bëhet realitet!

Dorëzohet DiCaprio/ Kush është bukuroshja që po e çonDorëzohet DiCaprio/ Kush është bukuroshja që po e çon

Dorëzohet DiCaprio/ Kush është bukuroshja që po e çon

Dorëzohet DiCaprio/ Kush është bukuroshja që po e çon

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 26-vjeçar me detyrë oskigjenist në spitalin e Kavajës është…