Lëvizja Vetëvendosje nominon edhe zyrtarisht Albin Kurtin për kryeministër
14 janar 2021
| 19:04
Lëvizja Vetëvendosje edhe zyrtarisht ka nominuar liderin e saj, Albin Kurti për kryeministër të vendit.
Kurti mori mbështetje unanime për kandidimin e tij për kryeministër në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të LV-së.
Kandidati për kryeministër i LV-së, Albin Kurti ka thënë se fitorja në zgjedhjet e 14 shkurtit do ta bëjë ndryshimin në vend.
Ai ka paralajmëruar reciprocitet me Serbinë dhe forcim të marrëdhënieve me ShBA-të.