Tottenhami vendos, Bale rikthehet në Real
15 janar 2021
| 13:31
Gareth Bale do të rikthehet në Real Madrid në fund të këtij edicioni.
“The Sun” raporton se Tottenham Hotspur nuk është i interesuar për të mbajtur Balen edhe në edicionin e ardhshëm. Arsyeja për rikthimin e uellsianit në Real është paga e lartë dhe paraqitjet jo bindëse për “Spurs”.
Kontrata e Bale me Realin është deri në vitin 2022, kurse për Tottenhamin është paraqitur në 12 ndeshje dhe ka shënuar tre gola.
(Epoka e re)



