Florian Marku: Më 20 shkurt nuk e lë ndeshjen në duart e gjyqtarëve

18 janar 2021 | 17:24

Florian Markut ende i ka mbetur mendja te përballja e 12 dhjetorit kundër Jamie Stewart, e cila u mbyll në barazim 76-76 sipas gjyqtarëve të takimit.

Boksieri shqiptar shkëlqeu në ring, duke e dominuar duelin nga fillimi në fund, por nuk arriti dot të fitonte. Pas ndeshjes ai me të drejtë ishte i tërbuar dhe pa dyshim që ua linte fajin gjyqtarëve për rezultatin jo të drejtë.

Ai shkoi deri aty sa i akuzoi ato se vendosën që ndeshja të mbyllej në barazim vetëm sepse ai është shqiptar.

Megjithatë, Marku ka vazhduar stërvitjen për ndeshjes e radhës, e cila do të zhvillohet më 20 shkurt dhe përballë tij këtë herë do të jetë Rylan Charlton. Një tjetër boksier britanik për Florianin, por këtë herë ai duket më i vendosur se kurrë për fitoren. Shqiptari ka postuar në “Facebook” një poster të ndeshjes, ku nuk harron dhe të “thumbojë” sërish për takimin e dhjetorit.

“Më 20 shkurt nuk do ta lë ndeshjen në duart e gjyqtarëve”, ka shkruar Marku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Supreme me vendimin e saj ka hedhur poshtë si…