Prishtina mban seancën e parë stërvitore në Antalia

19 janar 2021 | 18:02

Skuadra e Prishtinës ka mbërritur të martën në Lara të Antalias ku do të qëndrojë për dy javë për fazën e përgatitore të dimrit.

Në ekspeditën e Prishtinës janë 23 lojtarë, ndërsa mungojnë për shkaqe dokumentacioni Gauthier Mankenda dhe Otto John, portieri Alban Muqiqi i infektuar me Covid-19 dhe Ermal Vitija i lënduar. Ekipi i Prishtinës në këto përgatitje përbëhet nga portierët Eglant Haxho, Ardit Nika dhe portieri i juniorëve, Fatos Sinani.

Ndërsa 20 futbollistët janë: Besnik Krasniqi, Erdin Dushi, Gentjan Muça, Leotrim Bekteshi, Lumbardh Dellova, Gledi Mici, Leonit Abazi, Tun Bardhoku, Behar Maliqi, Lorik Boshnjaku, Valon Pllana, Qendrim Zyba, Sabien Lilaj, Endrit Krasniqi, Mergim Pefqeli, Albin Prapashtica, Enis Gavazaj, Dhurim Zhuri, Alban Shillova dhe Leotrim Kryeziu.

“Skuadra në këto dy javë pritet t’i zhvillojë katër ndeshje. Për shkak të masave të ashpra anti-Covid-19 të ndërmarra nga shteti i Turqisë, me gjithë aranzhimin e ndeshjeve, zyrtarizimi i tyre i plotë bëhet vetëm në ditën e takimit”, thuhet në njoftimin e Prishtinës. Skuadra kryeqytetase pritet të ndeshet me Dritën më 23 janar në kuadër të Superkupës dhe tri miqësoret e tjera kundër Chayka (Liga e parë Rusi, 26 janar), Orenburg (Liga e parë Rusi, 29 janar) dhe Rukh Lviv (Superliga e Ukrainës, 31 janar).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjykatë tajlandeze dënoi sot një grua me mbi 43…