Klinaku: Moslirimi me kusht i ish-drejtuesve të UÇK-së është çështje politike
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Faton Klinaku, ka thënë se moslirimi me kusht i ish-drejtuesve të UÇK-së, është çështje politike.
“Nuk është arsye që t’i mbajnë në paraburgim, ndërsa sa i përket moslirimit të tyre me kusht është çështje politike që ata nuk ndërmarrin këso masa sepse askush nga asnjë prej tyre të akuzuarve që qëndrojnë në burgun e Hagës normal që nuk do të largohej nga Kosova siç ata pretendojnë sepse qëllimisht i bëjnë këto akuza prokuroria për shkak të mos i lirojë me kusht”, ka thënë Klinaku për “EO” .
Klinaku ka thënë se pret nga institucionet e reja që të ndërprenë punën e Gjykatës Speciale.
“Ne nuk kemi çka bisedojmë ne vetëm e dimë që qëndrimi jonë si organizatë e Veteranëve është edhe nëse zgjedhet Kuvendi i ri, edhe në qoftë se zgjedhën institucionet e reja të Kosovës, se kur do të zgjedhen ne nuk e dimë se kush do ta marrë, po ashtu ne nuk e dimë sepse është çështje e vullnetit qytetarë, kërkesat tona do t’i kenë qoftë për ndryshim të Ligjit për Gjykatën Speciale që duhet të gjykohen të gjitha krimet e luftës sepse në masë të madhe i ka bërë Serbia pushtuese dhe serbët kanë bërë masakra e gjenocid, do t’i kenë kërkesat tona për ndryshim tonin që të gjykohen edhe ata, qoftë se nuk e bëjnë këtë natyrisht që ne nuk e njohim si gjykatë e cila, gjykon vetëm pjesëtarët e UÇK-së ne nuk e njohim të tillë, këtu është dashur të merret drejtësia vendore me krimet që kanë ndodhë në Kosovë dhe Kuvendi i Kosovës në qoftë se nuk e ndryshon këtë ligj që të gjykohen të gjitha krimet në Kosovë është mirë që të bëjnë diçka për ndërprerjen e kësaj gjykate sepse nuk i duhet fare Kosovës”, ka thënë Klinaku.



