Hoti: Kushdo që ka problem me ligjin s’mund të marrë post publik

27 janar 2021 | 12:20

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se sot kishte takim me të gjitha sindikatat dhe se kryetarin i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi nuk ishte i pranishëm.

Hoti këtë e ka thënë si përgjigje ndaj Azemit i cili ka thënë se kryeministri ishte vonuar 15 minuta dhe se ai nuk e ka pritur.

“Kam pasur takim me të gjitha sindikatat e sektorit publik, por me sa pash ai nuk ishte në takim. Ne diskutuam për të gjitha kërkesat e tyre dhe i kemi trajtuar një nga një dhe ministrat kanë marrë kërkesat e tyre që në bazë të mundësive buxhetore tu ndalim në ndihëm. Ndërsa kemi diskutuar edhe për sektorin privat”, ka thënë Hoti, pas homazheve në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit.

Më tutje, Hoti ka folur edhe për moscertifikimin e Albin Kurtit për deputetë dhe nëse këtë e sheh mangësi.

“Mangësi nuk është fokusim im është që të ballafaqohem me të gjithë kryeministrat që janë në garë, por duke respektuar ligjet. S’mundet askush të marrë post publik që ka probleme me ligjin”, ka thënë Hoti.

Hoti ka bërë me dije se s’ka ndonjë pajtueshmëri me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani për emërimin e shefit të AKI-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të…