Hoxhaj uron Antony Blinken: Shpresojmë të punojmë së bashku për anëtarësimin e Kosovës në NATO
27 janar 2021
| 12:27
Kryetari në detyrë e PDK-së dhe kandidati për kryeministër nga kjo parti, Enver Hoxhaj, ka uruar Antony Blinken pas konfirmimit nga Senati si sekretar i Shtetit në Administratën Biden.
Hoxhaj ka thënë se shpreson që të punojnë së bashku për ta çuar Kosovën lart në skenën ndërkombëtare.
“Urime Antony Blinken, për konfirmimin nga Senati si sekretar i ri i Shtetit! Shpresojmë të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën lart në skenën ndërkombëtare dhe në NATO si një anëtare e plotë. Aleanca është forcë lëvizëse për orientimin euroatlantik të rajonit.”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Twitter”.



