Hoti: Nesër nënshkruajmë marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin

31 janar 2021 | 13:25

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka njoftuar se nesër (e hënë) do të nënshkruhet marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit.

Hoti ka thënë se zyrtarizmi i marrëdhënieve shtetërore vjen pas bisedës telefonike që ka zhvilluar më 4 shtator 2020 me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

“Si rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit, nesër nënshkruajmë marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit. Zyrtarizmi i marrëdhënieve shtetërore vjen pas bisedës telefonike që zhvillova më 4 shtator 2020 me kryeministrin Benjamin Netanyahu, nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Kosova si Republikë Parlamentare, si shtet sekular, mirëpret njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit dhe angazhohet për zgjerimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Falë ruajtjes së parkut, pemë të larta, si në foto,…