Shala merr mbështetje nga minatorët e “Trepçës”
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, është takuar me minatorët e “Trepçës”.
Ai ka thënë se ka marrë premtimin se do të jenë edhe kësaj radhe do ta mbështetësin Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
“Pritje madhështore nga ana e minatorëve të ‘Trepçës’. Minatorët gjithmonë në anën e drejt të historisë. Askush më shumë se minatorët nuk ia di vlerën lirisë, pavarësisë dhe shtetit tonë. Ata kanë qenë çdo herë protagonistë në çdo proces historik. Gjatë kohës sa e kam drejtuar gjigantin metarlugjik ‘Trepça’ (2009-2013) unë ruaj kujtimet më të mira për këta burra punëtorë. Sot prej tyre mora premtimin se do të jenë edhe kësaj radhe mbështetësit e Partisë Demokratike të Kosovës dhe programit #Rimëkëmbje”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.










