Bulliqi mohon se ka sulmuar ndonjë zyrtar

09 shkurt 2021 | 13:58

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka mohuar pretendime se ka sulmuar sot ndonjë zyrtar komunal në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka bërë me dije se pretendimet e tilla janë të pavërteta dhe shpifje, që sipas tij, kanë për qëllim ta dëmtojnë reputacionin e tij si kryetar i Komunës dhe LV-në në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Postimi i plotë i Bulliqit:

Sqarim lidhur me një lajm që po qarkullon në portale të ndryshme, se gjoja sot kam sulmuar një zyrtar komunal në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Këto pretendime janë krejtësisht të pavërteta dhe shpifje me qëllim të vetëm për të dëmtuar reputacionin tim si kryetar i Komunës dhe të subjektit tim politik në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Gjatë vizitës sime në QKMF, unë kam qenë i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Driton Veliu, drejtori i QKMF-së, Ymer Llugaliu dhe mjekë e infermierë të tjerë, të cilët mund ta dëshmojnë lehtë se aty nuk ka ndodhur asgjë dhe të gjitha pretendimet e këtij zyrtari janë trillime dhe inskenime të ulëta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet hapës të…