LRGEJL-ja kërkon mbështetjen e grave në zgjedhjet e 14 shkurtit

10 shkurt 2021 | 17:18

Lobi Rajonal i Grave të Evropës Juglindore (LRGEJL), i udhëhequr nga ish zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kërkuar mbështetje për gratë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Përmes një njoftimi për medie, ky rrjet ka vlerësuar se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë që mbahen më 14 shkurt 2021 janë një mundësi e re për forcimin e shtetit në planin e demokracisë, shtetit ligjor, ekonomisë, shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme të qytetarëve të Kosovës.

Me këtë rast, LRGEJL ka ftuar qytetarët që t’i japin mbështetje sa më të madhe grave të Kosovës, duke uruar që këto zgjedhje të shënojnë një hap të ri drejtë barazisë gjinore në parlament dhe qeverisjen e vendit.

“Nuk mund të ketë demokraci të mirëfillte pa barazinë gjinore, andaj Kosova e ka rastin të dëshmoj se njeh dhe vlerëson rolin historik të grave gjatë luftës dhe paqes dhe se synon një ardhmëri në barazi, drejtësi, demokraci dhe integrime euro-atlantike. LRGEJL uron që zgjedhjet parlamentare të jenë të lira dhe të ndershme duke i dhënë legjitimitet demokratikë institucioneve të për qeverisjen e vendit”, është thënë në komunikatën për media të këtij rrjeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paris Saint Germain prej disa ditësh ka nisur sulmin për…