Albin Kurti voton në ora 09:30
13 shkurt 2021
| 23:59
Lideri i Lëvizjës Vetëvendosje, Albin Kurti, pritet të votojë në Fakultetin Ekonomik-Juridik në Prishtinë.
Kështu është bërë e ditur nga LVV, në njoftimin e të cilës thuhet se Kurti do të jetë i pranishëm në qendrën e votimit në orën 09:30.
“Kryetari dhe Kandidati për Kryeministër i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, do të votojë nesër, në orën 9:30 në qendrën e votimit 1913E – Fakulteti Ekonomik-Juridik Prishtinë”, thuhet në njoftimin e LVV-së.



